Labi për DJ Regard: Shikojeni ku ka arritur, atje ku askush s’e ka pritur

 

DJ Regard, emri i të cilit është Dardan Aliu, mori pjesë në ceremoninë e Brit Awards 2021.

Aliu ishte i nominuar në kategorinë “Best British Single”, më këngën “Secrets”, çmim ky të cilin e fitoi Harry Styles me këngën e tij “Watermelon Sugar”.

Por, i menjëhershëm ishte reagimi i Aliut, ku tha se “Loja nuk ka mbaruar, është vetëm fillimi”.

Në lidhje me pjesëmarrjen e Regard në Brits 2021, reagoi edhe këngëtari Labinot Tahiri.

“Sa mirë që para 10 viteve i mbroja DJ e vendit tonë. Ata DJ dhe ky Regardi u pagunin nga 50 euro, sepse nuk ishin gjerman apo amerikan! Te ne duhet me kanë i huaji për me ta ditë vlerën. E tash kur këtë djalë po e shohim me suksese të mëdhaja, të njërit nga DJ i cili në Ferizaj apo dikun në Kosovë si shumë DJ, as që iu realizonte ëndrra për ta pasur një mbrëmje dikah tjetër. Sot shikojeni ku ka arritur, atje ku askush se ka pritur”, ka shkruajtur Labi.

Ndër të tjera, uroi artistin për sukseset e arritura deri më tani.

Dardani Aliu, i njohur me emrin e skenës si DJ Regard, është nga qyteti i Ferizajt, debutimi i tij u bë me këngën “Ride It”, që është një remix i këngës se Jay Sean të vitit 2008./21Media

Back to top button