Edhe 34 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar edhe 34 raste të reja me COVID-19.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer edhe 1 mijë 282 testime brenda 24 orëve ndërsa janë shëruar edhe 31 persona.
Gjatë 24 orëve janë vaksinuar 52 qytetarë, ndërsa me dozën e dytë janë vaksinuar 821 mijë e 79 qytetarë.
Me dozën  e tretë janë imunizuar 100 mijë e 577 qytetarë, ndërkaq, raste aktive në vend janë 544./21Media

Back to top button