Edhe 46 vendvotime kanë mbetur pa u procesuar

 

 

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi për portalin rtv21.tv sot ka treguar se të gjitha fletëvotimet në vendvotime kanë përfunduar të dielën.

Elezi ka thënë se kanë mbetur edhe 46 vendvotime që të procesohen në faqen e KQZ-së.

“Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime ka përfunduar të dielën në mbrëmje. Deri më tani në ueb faqe janë transmetuar rezultatet nga 2336 vendvotime apo rreth 99%. Kanë mbetur pa u procesuar vetëm 46 vendvotime të dhënat e të cilave do të ngarkohen gjatë ditës”, ” ka thënë Elezi.

Sipas numërimeve  të bëra nga KQZ-ja deri më tani Lëvizja Vetëvendosje po prin e para me 48.17% të votave. Ndërkohë,e dyta është PDK me 17.35% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.18% të votave./21Media

 

Back to top button