Pacolli: Në një demokraci, është e rëndësishme të pranosh rezultatin

 

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar pas rezultateve të para të zgjedhjeve, ai ka thënë se në një demokraci është e rëndësishme që të pranosh rezultatin e zgjedhjeve dhe të përgëzosh kundërshtarin.

Ai gjithashtu ka thënë se pas certifikimit të rezultateve është e rëndësishme konstituimi i Kuvendit të ri dhe zgjedhja sa më parë e Qeverisë së re.

“Kur numërimi i votave po shkon drejt fundit, ne mund të konstatojmë se fituesi i zgjedhjeve është LVV. Në një demokraci, është e rëndësishme të pranosh rezultatin dhe të përgëzosh kundërshtarin. Unë do të doja të falënderoja të gjithë qytetarët e vendit që vendosën edhe një herë një standard të lartë në këtë proces zgjedhor, pa ndonjë incident dhe me dalje të lartë. Pas certifikimit të rezultateve është e rëndësishme konstituimi i Kuvendit të ri dhe zgjedhja sa më parë e Qeverisë së re”, shkruan Pacolli.

Kur numërimi i votave po shkon drejt fundit, ne mund të konstatojmë se fituesi i zgjedhjeve është LVV. Në një demokraci,…

Posted by Behgjet Pacolli on Monday, February 15, 2021

 

Sipas numërimit, nga KQZ-ja deri më tani Lëvizja Vetëvendosje po prin e para me 48.17% të votave. Ndërkohë,e dyta është PDK me 17.35% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.18% të votave./21Media

Back to top button