Kaloni te përmbajtja kryesore

Edhe 644 raste aktive me COVID-19

Aktualisht në Kosovë janë 644 raste aktive me COVID-19. Prishtina prinë me numrin më të lartë të rasteve aktive. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) janë 164 raste, e pasuar nga Ferizaj me 62 raste, Gjilani me 61, Prizreni me 48 dhe komunat tjera me dhjetëra raste.
Në 24 orët e kaluara u raportua edhe për 33 raste të reja me COVID-19.
Ndërkohë që po vazhdon vaksinimi antiCOVID-19. Vetëm të enjten e 17 marsit, 313 qytetarë u vaksinuan me dozat antiCOVID-19.
Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 818 mijë e 721 doza të vaksinës.
Deri më sot 818 mijë e 890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 98 mijë e 881 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button