Delegacioni i Shtëpisë së Bardhë sot në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të presë sot në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë.
Sipas një njoftimi nga Presidenca takimi do të fillojë në orën 15:00.
Ndërsa në orën 16:10, Osmani do të presë në takim kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.
Fillimisht Osmani do ta presë Nehammer në hyrje të objektit të Kuvendit të Kosovës, ku do të bëhet edhe fotografia zyrtare, dhe më pas takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentes./21Media

Back to top button