Edhe 8 persona humbën betejën me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 8 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 88 raste të reja.
“Sot janë shëruar 651 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062. Në total numri i rasteve aktive është 4.800.”, ka informuar ministria.
Sipas MSh-së, në 24 orët e fundit janë dhënë 15.718 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.257.671 doza të vaksinës.
Deri më sot 493.794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
No photo description available.

Back to top button