Një 30 vjeçar plagosi studenten 20 vjeçare në lokal, me vete kishte dhe dy granata

Policia ka dhënë detaje mbi sulmin e ndodhur sot në mes të ditës në qytetin e Vlorës, ku një 30 vjeçar nga Shkodra ka plagosur me armë zjarri një studente 20 vjeçe brenda një lokali.
Dyshohet se mes tyre ka pasur një lidhje dashurie të mëparshme
“Shtetasi Fasil Nikaj, 30 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasen Kostandina Zanaj, 20 vjeçe, studente në qyetin e Vlorës, të cilët dyshohen se kanë patur një lidhje dashurie të mëparshme. Më datë 25.09.2021, rreth orës  12:05, në  vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjia “28 Nëntori”, Vlorë është plagosur me armë zjarri shtetasja K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, student në Vlorë, e cila është shoqëruar  për në spital për ndihmë mjeksore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën. Falë reagimit të mejëhershëm  të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur  kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër”, ka informuar policia e Vlorës.
Në cilësinë e provës materiale Policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e krimit, me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një grantë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në cantën e autorit iu është gjetur dhe sekuestrua një granatë e dytë.
Grupi hetimor ngodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorënpo vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./oranews

Back to top button