Edhe 9 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar edhe për 9 raste të reja me Covid-19 nga testimi i 468 mostrave, gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë.
Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 72.
Në total numri i rasteve aktive është 127.
Ndërsa sa i përket vaksinimit, deri më tani janë dhënë 1 milion e 828 mijë e 791 doza të vaksinës. 822 mijë e 958 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa 102 mijë e 666 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button