Edhe dy aderime të reja në AKR

AKR është përforcuar me dy aderime të reja

Derisa tashmë është caktuar data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë më 11 qershor, në partitë politike të vendit janë duke vazhduar aderime të reja.

Së fundmi është Aleanca Kosova e Re e cila është përforcuar me dy aderime të reja, ka bërë të ditur presidenti i kësaj partie Behgjet Pacolli.

Ai ka njoftuar se Dr Neshat Asllani dhe Shaqir Elezaj inxhinier, janë dy emrat e rinj të cilët sot i janë bashkuar AKR-së.

“Jam i lumtur për këta dy bashkëpunëtorë të devotshëm më të cilët do të punojnë për misionin tonë,

më # AKR ta bëjmë Kosovën madhështore!”, shkruan Pacolli në Facebook

 

Back to top button