Edhe dy viktima nga Covid-19, 247 raste të reja

Dy persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2 mijë e 314 testime janë regjistruar edhe 247 raste të reja.
Sot janë shëruar 2 mijë 96 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 209.312.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 302 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.801.548 doza të vaksinës. Deri më sot 810.798 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Kurse, me dozën përforcuese dhe dozën e tretë deri më sot janë vaksinuar 93.507 persona./21Media 
 

Back to top button