Edhe Gërvalla thotë se demarkacioni me Malin e Zi nuk ka përfunduar

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Shwartz ka thënë se demarkacioni ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ende nuk ka përfunduar dhe kjo duhet të shënohet në terren nga komisionet shtetërore të të dyja vendeve.
Ajo në një intervistë për Vijesti ka thënë se Qeveria e Kosovës është e bindur se kjo çështje do të përmbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme në një kohë më të favorshme dhe kur rajoni të jetë më i qetë, përcjell portali rtv21.tv
Gërvalla paralajmëron se nëse lufta në Ukrainë nuk përfundon shpejt, reflektimet përbëjnë një kërcënim për stabilitetin dhe paqen edhe në Ballkan, duke vënë në dukje “ambiciet e Serbisë për zgjerim”.
“Pra, vetëm të bashkuar nën kujdesin e Bashkimit Evropian dhe nën mbrojtjen e NATO-s, të gjithë do të jemi më të sigurt, do të kemi mundësinë të jemi më të zhvilluar dhe të ndajmë vlerat dhe interesat e përbashkëta”,ka thënë Gërvalla Schwartz./21Media

Back to top button