Tetë cisterna karburanti në flakë, ekziston rreziku që zjarri të zhvendoset

Tetë cisterna me karburant janë në flakë në depon e naftës në Belgorod në Rusi dhe ekziston rreziku që zjarri të zhvendoset në tetë të tjera.
Kështu bëhet e ditur nga agjencia shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti.
Agjencia thotë se banorët e rrugëve të afërta janë duke u evakuuar, por kryetari Anton Ivanov ka thënë se dy punëtorë në depo janë lënduar.
Guvernatori rajonal më herët tha se zjarri ishte rezultat i një goditjeje nga dy helikopterë ushtarakë ukrainas. Ukraina nuk e ka marrë përsipër sulmin./21Media

Back to top button