Edhe katër persona e mposhtën koronavirusin në Deçan

 

Në komunën e Deçanit sot nuk u regjistruan raste të reja me COVID-19. Komuna njofton se në 24 orët e fundit u shëruan edhe katër persona.

“Deri më sot, në komunën tonë janë të identifikuara 136 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 89 të shëruar plotësisht, dy (2) kanë humbur jetën dhe 45 raste janë akoma aktive.”, njoftoi kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj./21Media

Sipas IKSHPK-së, sot në komunën tonë nuk ka te infektuar me virusin #Covid19, ndërsa katër (4) persona janë shëruar…

Posted by Bashkim Ramosaj on Sunday, September 13, 2020

Back to top button