Nesër fillon viti i ri shkollor, kështu do të duken shkollat

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ka bërë të ditur se si do të duken shkollat e përgatitura që presin nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Në një njoftim në Facebook, kjo ministri kërkon që të respektohen masat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Kështu duket nga brenda një shkollë e përgatitur që të presë nxënësit nesër, më 14 shtator 2020. Respektoni rregullat: Mbajeni maskën, distancën dhe higjienën”, shkruan MASH.

Ndryshe, mësimi në shkolla është ndërprerë në muajin mars për shkak të shpërthimit të pandemisë me COVID-19 në Kosovë dhe procesi mësimor është mbajtur online, ndërkohë që viti i ri shkollor është vendosur të fillojë në dy faza, 14 dhe 21 shtator.

Kështu duket nga brenda një shkollë e përgatitur që të presë nxënësit nesër, më 14 shtator 2020.
Respektoni rregullat: Mbajeni maskën, distancën dhe higjienën!

Posted by Ministria e Arsimit dhe Shkencës – MASH on Sunday, September 13, 2020

Back to top button