Reagon Mustafa: Kryeministrin e udhëzon Kushtetuta, e jo liderët e koalicionit

 

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se ai nuk i jep udhëzime kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti rreth dialogut. Në një shkrim në Facebook, Mustafa u shpreh se ai konsultohet me partnerët e koalicionit për dialogun dhe çështjet e tjera programore.

“Unë, si Kryetar i LDK-së nuk i jap udhëzime Kryeministrit Hoti. Unë konsultohem me Kryeministrin dhe partnerët e koalicionit për dialogun dhe për çështjet e tjera programore. Kërkoj dhe do të kërkoj të implementohet Programi qeverisës, kurse dialogu të zhvillohet në suaza të parimeve për të cilat jemi pajtuar. Preferoj të kemi konsultime të rregullta dhe përmbajtësore me partnerët e koalicionit dhe me Kryeministrin, por edhe ta respektojmë Kryeministrit dhe ti besojme që ai ta kryej detyrën e tij.”, ka shkruar mes tjerash ai në Facebook.

Mustafa ka reaguar ndaj tezave të Ministrit të Drejtësisë Selim Selimi, se ‘kryeministri do të jetë i pavarur në punët e brendshme, ndërsa në punët e jashtme do të udhëzohet nga tre liderët politik’, duke i cilësuar këto deklarata të papranueshme.

“Tezat, që po i proklamon Ministri i Drejtësisë, se Kryeministri do të jetë i pavarur në punët e tij të brendshme, kurse në punët e jashtme do të udhëzohet nga tre liderët politik, për mua janë ndërhyrje në përgjegjësitë kushtetuese të Kryeministrit dhe qeverisë, prandaj edhe të papranueshme. Kryeministrin e udhëzon Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës; Qeveria dhe Kryeministri i përgjigjen Kuvendit të Kosovës.”, ka shkruar Mustafa në Facebook./21Media

Duhet te sqarohem lidhur me disa deklarata që po ipen rreth dialogut dhe rolit tim dhe të liderëve tjerë të koalicionit…

Posted by Isa Mustafa on Sunday, September 13, 2020

 

Back to top button