Edhe Kurti në Mynih, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mynih të Gjermanisë.

Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se Kurti do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë (Munich Security Conference).

Në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës se Kosovës, Donika Gërvalla.

Konferenca e Sigurisë, do të mbahet për tri ditë radhazi në Mynih të Gjermanisë./21Media

Back to top button