Katër të vdekur nga zjarri në Tivar të Malit të Zi

Tre fëmijë dhe një i rritur kanë kanë vdekur si pasojë e një zjarri i cili shpërtheu mëngjesin e 15 shkurtit në një lagje të banuar me romë në Tivar, në Mal të Zi.

Rasti ka ndodhur rreth orës katër dhe përfshiu disa objekte, raportojnë mediat e huaja.

Lagjia e cila u përfshi nga zjarri ishte e improvizuar dhe brenda saj jetonin kryesisht romë.

Këshilli i Romëve në Mal të Zi tha se kjo tragjedi tregon se sa është e nevojshme shpërngulja e familjeve rome nga lagje të tilla.

“Fakti që shumë familje detyrohen të jetojnë në baraka të parafabrikuara, pa kushte dhe siguri adekuate, është një problem serioz social. Pa mbështetjen dhe masat e duhura mbrojtëse, këto familje janë të ekspozuara ndaj një rreziku më të madh të aksidenteve siç është ky zjarr”, tha këshilli.

Këshilli i Romëve u ka bërë thirrje autoriteteve shtetërore që të përmirësojnë kushtet e banimit për popullatën rome në Tivar dhe në mbarë Malin e Zi.

Back to top button