Edhe LDK pretendon se u manipulua me votat e saj

 

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lirije Kajtazi, ka thënë se duke u manipuluar votat i është pamundësuar që të jetë deputete e Kuvendit të Kosovës.

“Me këtë model u përmbys edhe rezultati im ne minutat e fundit në Qendrën për fabrikimin e rezultateve (QNR). Të nderuar qytetarë, unë po vazhdoj betejën time, jo për një mandat në Kuvend, por angazhimin tim të përjetshëm në luftën për DREJTËSI dhe DEMOKRACI”, ka shkruar Kajtazi.

Dje në media janë publikuar disa audio-incizimeve ku dyshohet se një komisioner dhe një person tjetër merren vesh për t’i shtuar votat për një kandidate të një partie politike, duke i dëmtuar të tjerët në garë.

Pas këtyre publikimeve, ka reguar edhe ish ministja e Financave, Hykmete Bajrami.

“KQZ-ja të marrë vendim për rinumrim të secilës kuti nën vëzhgim të kamerave, në transmetim live në televizionet nacionale.
Nëse nuk bëhet për kandidatët, duhet të bëhet për qytetarët”, ka shkruar ajo.

Edhe Jetlir Zyberaj, kandidat i Aleancës Kosova e Re (AKR), e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit ishte në listë të përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se rinumërimi i plotë i votave është i nevojshëm./21Media

Back to top button