Hoti uron mësimdhënësit, premton përkrahjen e Qeverisë për arsimin

 

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti për nder të 7 Marsit i ka uruar dhe falënderuar të gjithë mësimdhënësit për kontributin e tyre ndër vite.

“Respekt i veçantë për mësimdhënësit që mbajtën gjallë entuziazmin dhe idealin për liri e pavarësi gjatë viteve të 90-ta. Mirënjohje për mësimdhënësit në gjithë Kosovën për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë këtij viti sfidues, kur vendi ynë sikurse e gjithë bota po vazhdon të përballet me pandeminë Covid-19”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij “Facebook”.

Ai tha se Qeveria në detyrë e Kosovës do të angazhohet dhe të vazhdojë përkrahjen për ngritjen e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit.

Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Kjo datë ka zanafillën e hershme, që të kujton themelet e para të shkollës shqip, në fakt ka filluar të kujtohet, që nga viti 1960-të, kur shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të të parës Mësonjëtore shqipe të Korçës, e cila u themelua më 7 mars 1887./21Media

Back to top button