Edhe një demantim ndaj deklaratave të Vuçiqit, Kosova drejt thellimit të marrëdhënieve me Libinë
Thellimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Libisë është diskutuar në Bruksel mes ambasadorit të Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami dhe ambasadores së Libisë në Belgjikë, Amel Jeray.
Një diskutim i tillë demanton pretendimet e presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i cili pretendonte se Libia e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Diskutim dhe mirëkuptim i madh me ambasadoren e Libisë. Shkëmbyem mendime mbi situatat aktuale në vendet tona dhe rëndësinë e stabiliteti dhe demokracisë për paqen dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe Magrebit. U dakordum për nevojën e thellimit të marrëdhënieve Kosovë-Libi”, ka shkruar ambasadori Bajrami.
Ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pretendoi se nëntë shtete në mesin e tyre edhe Libia, Somalia kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Një gjë e tillë u mohua kategorikisht nga Ministria e Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Edhe ambasadori i Somalisë në Turqi, Jama Mohamed përmes një postimi në “Twitter” të martën ka njoftuar se është takuar me ambasadorin e Kosovës në Turqi, Agon Vrenzi dhe tha se diskutuan për forcimin e raporteve bilateral. /21Media
Great discussion & understanding with ambassador of #Libya, @ajerary. Exchanged views on current situations in our countries, & importance of stability & democracy for peace & prosperity of both Western Balkans & Maghreb. Agreed about need for deepening #Kosovo–#Libya relations. pic.twitter.com/c1BtM5HTWy
— Agron Bajrami (@AgronBajrami) January 11, 2023