​Edhe një Evropian i basketbollit në Prishtinë

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka fituar edhe një organizim ndërkombëtar. Bordi i FIBA Evropës ka marrë vendim që Kampionati Evropian, Divizioni C për meshkuj U16 të mbahet në Prishtinë.
Kjo garë do të mbahet nga 15 deri më 23 korrik 2023 në kryeqytetin e Kosovës. Evropiani i Divizionit C këtë vit është mbajtur në Prizren, kurse Challenger për U16 ishte mbajtur në Prishtinë vitin e kaluar.
Më herët në Prishtinë është organizuar Evropiani i Divizionit B për femra U18, kurse për herë të parë ishte organizuar Divizioni C për meshkuj 18, ku kishin fituar Dardanët, ashtu si edhe Challenger-in edicionin e kaluar./21Media

Back to top button