Tërmeti në Indonezi, në mesin e të vdekurve edhe nxënës

Disa nxënës të një shkolle vdiqën dhe disa të tjerë u plagosën nga tërmeti në ishullin indonezian Java.
Aprizal Mulyadi, 14 vjeç, tha se ai ishte bllokuar pasi “klasa u shemb dhe këmbët e mia u mbetën nën rrënoja”.
Ekipet e kërkimit po përpiqen të gjejnë të mbijetuar pasi më shumë se 100 njerëz vdiqën dhe mijëra mbetën të pastrehë.
Tërmeti me magnitudë 5.6 goditi një rajon malor të hënën, duke shkaktuar rrëshqitje dheu që shembën fshatra të tëra pranë qytetit Cianjur të Java-së Perëndimore.
Viktimat u shtypën ose u bllokuan pasi muret dhe çatitë u rrëzuan. “Gjithçka ndodhi kaq shpejt,” tha Aprizal për agjencinë e lajmeve AFP.
Një përfaqësues i Agjencisë Kombëtare të Kërkimit dhe Shpëtimit konfirmoi gjithashtu se shumë nga të vdekurit ishin të rinj.
“Shumica e viktimave janë fëmijë sepse në orën 13:00, ata ishin ende në shkollë”, tha Henri Alfiandi.
Tërmeti, i cili goditi në një thellësi të cekët 10 km, u pasua nga dhjetëra pasgoditje të cilat shkaktuan më shumë dëme në zonën ku shtëpitë e ndërtuara keq u shembën shpejt./21Media

Back to top button