Edhe një lëndim për Realin

Portieri belg, Thibaut Courtois ka pësuar lëndim në muskulin e këmbës së djathtë.

Courtois kishte shqetësime muskulore në ndeshjen ndaj Atletico Madridit të dielën.

Por të hënën pas rezultateve mjekësore, është zbuluar se Courtois do t’i mungojë Real Madridit për dy javë.

Ai pritet t’i kthehet Realit pas ndeshjeve të përfaqësuesve në Ligën e Kombeve.

Back to top button