Edhe një rast i abuzimit me të mitur në Pejë
Policia ka arrestuar një person
Në fshatin Breskovik të Pejës, dje është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht një të mitur.
“Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, bëhet e ditur në komunikatën e Policisë.
Ditën e martë në media u raportua se e një e mitur nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht nga profesori SH. XH dhe nga hetuesi policor V. V, ky i fundit e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë. Polici në fjalë është arrestuar, kurse mësimdhënësi SH. XH është ripezulluar nga puna./21Media