Edhe një shtet tërhiqet nga “Eurovision 2023”

Bullgaria ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm.
Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë konfirmuar tashmë se nuk do të marrin pjesë në “Eurovision 2023″ për shkak të rritjes së tarifës së hyrjes. BBC News i është thënë se vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë për të kompensuar paratë e humbura pas ndalimit të Rusisë.
Rusia dikur ka qenë një kontribues i rëndësishëm financiar në prodhim, por ajo është përjashtuar nga konkurrenca pas fillimit të luftës në Ukrainë.
Organizatorët i kanë thënë BBC News se EBU është e përkushtuar që të mbajë sa më të përballueshme kostot e pjesëmarrjes në Eurovision Song Contest.
“Çdo transmetues pjesëmarrës paguan një tarifë, e cila llogaritet në bazë të numrit të vendeve që konkurrojnë në shfaqjen e atij viti dhe kontributit të tyre të përgjithshëm në anëtarësimin në EBU. Tarifat vjetore të anëtarësimit dhe abonimet llogariten sipas faktorëve që marrin parasysh madhësinë relative dhe gjendjen financiare të anëtarit.”./21Media

Back to top button