Edhe një takim Kurti- Mustafa

Pasditën e sotme përfundon afati kohor i ofruar nga Thaçi

Kryetari i LVV-së Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa do të takohen edhe për të biseduar rreth formimit të qeverisë.

Kurti dhe Mustafa janë takuar edhe dje, por që bisedimet e tyre kanë rezultuar pa ndonjë marrëveshje konkrete.

Krejt çka është thënë dje pas përfundimit të këtij takimi është deklarata e zëdhënësit të LDK-së, Besian Mustafës i cili ka paralajmëruar takimin e sotëm.

Ndërkohë që afati kohor prej 48 orësh të cilin presidenti, Hashim Thaçi, i ofroi kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të nominuar kanddiatin për kryeministër skadon pasditen e sotme./21Media

Back to top button