U rrëzua aeroplani ukrainas, vdiqën 170 pasagjerë

Aeroplani u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga një aeroport në Iran

Një aeroplan ukrainas që transportonte të paktën 170 pasagjerë u rrëzua të mërkurën për shkak të problemeve teknike menjëherë pasi u nis nga aeroporti imam Khomeini i Teheranit, duke shkatuar vdekjen e të gjithë pasagjerëve brenda tij, bëri të ditur televizioni shtetëror i Iranit dhe një zyrtar ukrainas.

Boeing 737 që i përkiste Ukrainës u rrëzua pranë aeroportit dhe shpërtheu në flakë. Një zyrtar i ministrisë së jashtme ukrainase në Kiev tha se të gjithë ekuipazhi dhe pasagjerët në bord vdiqën, duke cituar informacione nga linja ajrore, përcjell portali rtv21.tv

Nuk kishte asnjë fjalë zyrtare nga International International Airlines e Ukrainës.

Zjarri është aq i rëndë sa nuk mund të bëjmë asnjë shpëtim … kemi 22 ambulanca, katër ambulanca autobusësh dhe një helikopter në vend,” i tha Pirhossein Koulivand, kreu i shërbimeve të urgjencës së Iranit, për televizionin shtetëror iranian.

Reza Jafarzadeh, një zëdhënës i Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit, tha për televizionin shtetëror se numri i pasagjerëve në fluturim ishte 170.

IRNA tha se sipas informacionit paraprak “aeroplani kishte destinacionin për në Kiev … dhe kishte 180 pasagjerë dhe ekuipazh.”

Zëdhënësi i Boeing Gordon Johndroe tha që kompania ishte në dijeni të raporteve të mediave për një aksident avioni në Iran dhe po mblidhte më shumë informacion./21Media

Back to top button