Edhe një zyrtar i lartë amerikan sot në Kosovë

Andrews do t’i adresohet audiencës lidhur me rëndësinë e sundimit të ligjit

Zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-së, Jorgan Andrews do të qëndrojë sot në Kosovë për t’u takuar me përfaqësuesit e qeverisë dhe shoqërisë civile, të cilët merren me çështjet e sundimit të ligjit.

Me organizim të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Ambasadës Amerikane në Prishtinë nga ora 11:30 do të mbahet sesion diskutimi ku do të marrë pjesë edhe Andrews.

Gjithashtu, Andrews nga ora ora 14:00 do të marrë pjesë në ceremoninë e dhurimit të donacionit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ku Byroja për Çështje ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatimit të ligjit (INL) dhuron pajisje me vlerë rreth 100,000.00 dollarë.

Andrews do t’i adresohet audiencës lidhur me rëndësinë e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë në Kosovë. Ai do të ndajë vizionin e SHBA-ve lidhur me Kosovën në këtë fushë.

Ndërkohë, në Kosovë po qëndron edhe dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi. Ambasadori Richard Grenell sot do të pritet nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, takimi ky i planifikuar për ora 11:30. Grenell mbrëmë takoi presidentin e vendit, Hashim Thaçin, me ç’rast përmes një postimi edhe pas darkës së punës u shpreh se duhet të bëhet progres dhe të hiqet taksa.

Back to top button