Kaloni te përmbajtja kryesore

Edhe OEK kundërshton masat e reja kundër COVID-19

 
Pas gastronomeve edhe Oda Ekonomike e Kosovës, ka kundërshtuar masat e reja të paralajmëruara kundër COVID-19.
Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi ka thënë se ora policore dhe kufizimet në orare nuk janë zgjidhje.
“Sot lufta me pandeminë ka armë tjera në dispozicion: vaksinimi masiv i kombinuar me masa të distancës sociale. Rastet me fatalitet dhe të hospitalizuarit janë nga kategoritë që nuk po vaksinohen. Nuk mund të vazhdojmë të paguajmë dëmin, e të papërgjegjshmëve që nuk po vaksinohen dhe të jokonsistencës në menaxhimin e pandemisë”, ka thënë ai.
Ai thotë se kufizime të rrepta duhet të zbatohen, por në këtë rast, për ata që nuk po vaksinohen.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button