Edhe Portugalia mbyll hapësirën ajrore për linjat ruse

Portugalia sot ka marrë vendim ta mbyllë hapësirën ajrore për linjat ruse.

Ministria e Punëve të Jashtme e Portugalisë njoftoi për mbylljen, duke thënë se vendimi është marrë “në bashkëpunim me partnerët evropianë dhe në kundërpërgjigje të agresionit rus ndaj Ukrainës”.

Portugalia gjithashtu do të pajisë Ukrainën me “pajisje ushtarake si jelek, helmeta, syze për shikim natën, granata, municione të ndryshme, radio portative dhe pushkë automatike G3”, shkroi ministria në Twitter.

Portugalia i bashkohet  i bashkohet disa vendeve evropiane që kanë njoftuar mbylljen e hapësirave të tyre ajrore ndaj Rusisë, duke përfshirë Gjermaninë, Italinë, Francën dhe Spanjën./21Media

Back to top button