SHBA këshillon qytetarët që të largohen nga Rusia

Qytetarët amerikanë në Rusi duhet të konsiderojnë largimin e vendit menjëherë, sipas një thirrjeje nga ambasada e tyre në Moskë.
“Gjithnjë e më shumë linja ajrore po anulojnë fluturimet për dhe nga Rusia dhe shumë vende kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për linjat ajrore ruse”, tha Ambasada e SHBA në Moskë.
Ambasada tutje ka shtuar se qytetarët amerikanë duhet të konsiderojnë largimin menjëherë nga Rusia përmes opsioneve komerciale që janë ende të disponueshme.
Për udhëtimet në Rusi, Departamenti Amerikan i Shtetit kishte shpallur më parë nivelin më të lartë të paralajmërimit të katërt. Arsyet e dhëna në këshillat e udhëtimit përfshinin konfliktin në Ukrainë dhe “ngacmimet e mundshme” kundër qytetarëve amerikanë./21Media

Back to top button