Edhe Sami Lushtaku ftohet nga Gjykata Speciale

E konfirmon avokati i tij Arianit Koci

Ish-komandnati i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtkau është ftuar të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë më datën 14 janar të vitin 2019.

Këtë e ka konfirmuar avokati i tij Arianit Koci në llogarinë e tij “Facebook”.

Sipas Kocit kjo është ftesë për intervistim.

“Z. Lushtaku do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar. Kjo është e gjitha për çfarë kemi njohuri tani për tani”, ka shkruar Koci.

Pos Lushtakut, nga Specialja janë ftuar edhe Rrustem Mustafa, Sokol Dobruna e Nazif Mehmeti

Zyra e Prokurorit të Specializuar merret me hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe veprave tjera penale, në lidhje me akuzat nga Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2011, në të cilin thuhet  që gjoja se krimet i kanë kryer pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë periudhës 1998 deri në vitin 2000. /21Media

Back to top button