Edhe sot asnjë viktimë nga COVID-19
Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1 mijë e 886 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultuan 18 raste pozitive me COVID-19.
Rastet pozitive janë nga komunat: Gjilan 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Gjakovë 2 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Istog, Klinë, Mitrovicë, Prishtinë dhe Viti.
Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 107 mijë e 354 raste nga 604 mijë e 205 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2 mijë e 242 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 412 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102 mijë e 519 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 593./21Media