Kamberi: Preshevës i nevojitet ndihmë

 

Deputeti i opozitës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Preshevë janë të mëdha.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kamberi ka kërkuar ndihmë nga të gjithë përfaqësuesit institucional në Kosovë e Shqipëri.

“Presheva u godit nga një katastrofë natyrore mbrëmë. Dëmet e shkaktuara në infrastrukturë, biznese familjare dhe shtëpi janë të mëdha.
Prandaj Preshevës i nevojitet ndihmë. I duhet përkrahje. Inkurajoj të gjithë përfaqësuesit institucional në Kosovë e Shqipëri, t’i gjinden pranë Preshevës dhe qytetarëve të sajë. Katastrofat natyrore nuk mund t’i ndalim edhe sikur të bëhemi gjithë bashkë. Por solidarizimin dhe mbështetjen konkrete për riparimin e gjendjes së shkaktuar, mbështetjen e familjeve dhe bizneseve të dëmtuara, mundemi! Tirana, kryeqyteti jonë i përbashkët, bëri hapin e parë. Faleminderoj kryebashkiakun Veliaj. Le të bëhemi bashkë të gjithë. Të jemi pranë Preshevës e me Preshevën”, ka shkruar deputeti./21Media

Back to top button