Zaev: E meritojmë të jemi pjesë e Bashkimit Evropian

 

Problemi me Bullgarinë është bilateral dhe si i tillë duhet të zgjidhet, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ndërsa beson në një epilog pozitiv nga takimi mes dy presidentëve, Pendarovski dhe Radev të cilët bashkë udhëtuan në Romë dhe Vatikan.

“Evropa në një far forme ka faj dhe na ka shumë borxh. Bullgaria dhe Greqia na kanë borxh dhe vendet tjera të BE-së. Kemi 16 vite që presim para dyerve të Evropës. Në vitin 2001 nënshkruam marrëveshje para Kroacisë, ndërkohë që ata tani po festojnë përvjetorin nga pranimi në BE. Nuk ka dilema. E meritojmë të jemi pjesë e BE-së”, tha Zaev./TV21

Back to top button