Edhe sot mot me shi në Kosovë

 

Edhe sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo gjendje meteorologjike që do të përfshijë vendin gjatë dy ditëve të ardhshme është pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i ulët deri mesatar. Kushtet biometerologjike do të jetë të mira, po ashtu edhe kushtet agrometeorologjikë paraqiten të favorshme, përpos në disa lokalitetet të kufizuara, ku k a mundësi të ketë stuhi.

Do të fryjë erë herë-herë me vrull dhe shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrije rreth 18m/s.

Back to top button