Në momentin e shpërthimit, një nuse po pozonte për ditën e dasmës

 

Video kapi momentin e tmerrshëm kur një nuse, e cila po pozonte për foto në ditën e dasmës së saj, u ndërpre nga shpërthimi masiv në Bejrut i cilli mori jetën e të paktën 135 personave të martën.

Videoja tregon nusen duke qëndruar jashtë dhe duke pozuar në një fustan të gjatë e të bardhë, transmeton rtv21.tv.

Ndërsa, fotografja ndalet për të kapur një foto të tufës së nusës me lule, shpërthimi mund të dëgjohet teksa tronditi qytetin.

Nusja shihet duke ikur, ndërsa rruga mbushet me tym.

Një furnizim i madh i lëndëve plasëse të konfiskuara dhe potencialisht të pasigurta që ishin ruajtur në një depo në portin e qytetit dyshohet si burimi i shpërthimit./21Media

Back to top button