Edhe sot pritje e kolona në Merdarë
Në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova vazhdojnë të zgjasin deri në dy orë.
Në Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar raportohet se në pikën e kalimit kufitar në Merdarë, qytetarët që dalin nga Kosova këtë të diel po presin deri në 120 minuta. Kolona e automjeteve për të dalë nga Kosova në këtë pikë është 1000 metra e gjatë.
Në pikën tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet për dalë nga Kosova zgjasin deri në 90 minuta.
Pritjet në pikat tjera kufitare janë 5 deri në 10 minuta./21Media