Edhe sot temperatura pranverore

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në mëngjes vende-vende parashihet të ketë mjegull dhe ngrica të dobëta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare./21Media

Back to top button