Edhe sot vazhdon seanca ndaj Haradinajt

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj në seancën e mbajtur dje ka thënë se nuk pendohet për veprimet e tij, duke bërë të ditur se në organizatë kishin arritur dokumente nga një person i panjohur për tri herë me radhë.
Gjatë ditës së tretë të dëshmisë së tij para Dhomave të Specializuara, ai ka deklaruar se krerët e OVL-UÇK nuk kanë publikuar apo shumëzuar dokumente, veçse kanë bërë të ditur ngjarjen e arritjes së tyre dhe se përsëri do të vepronte njësoj.
Haradinaj ka theksuar se veprimet që lidhen me dokumentet i ka ndërmarrë duke pasur parasysh interesin publik.
Ndërsa, Gucati është detyruar që të largohet nga salla për arsye shëndetësore.
Hysni Gucati e Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 dhe prej atëherë po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë./21Media

Back to top button