Nëntë të vdekur pasi treni doli nga shinat
Ekipet e shpëtimit kanë gjetur edhe katër trupa gjatë natës derisa po pastronin mbetjet e dëmtuara të një treni që doli nga shinat në shtetin e Bengalit të Indisë, duke e rritur numrin e të vdekurve në nëntë, tha një zyrtar indian.
Si rezultat i aksidentit 36 persona u plagosën në aksident të enjten, pasi treni doli nga binarët dhe tre u përmbysën, ka thënë një zëdhënës i ministrisë së hekurudhave.
Puna e shpëtimit përfundoi dhe pista po pastrohet për të rivendosur shërbimet e trenave në rajon, shkruan Al Jazeera.
Treni ishte rrugës për në Guwahati në shtetin Rajasthan kur ndodhi aksidenti.
Sipas zyrtarit të lartë të policisë, Debarshi Dutta të gjithë të lënduarit po trajtohen në spital./21Media
Treni ishte rrugës për në Guwahati në shtetin Rajasthan kur ndodhi aksidenti.
Sipas zyrtarit të lartë të policisë, Debarshi Dutta të gjithë të lënduarit po trajtohen në spital./21Media