Edhe 56 kuti të votave janë pa numëruar

Po prinë PS me 48.18 për qind të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri deri më tash ka numëruar 5306 nga gjithsej 5362 kuti të votimeve, ku Partia Socialiste sipas rezultateve preliminare prin me 48.18 për qind të votave, ose 74 mandate.

Partia Demokratike e Shqipërisë renditet e dyta me 28.7 për qind, ose 43 mandate. LSI është e treta me 14.34 për qind, ose 19 mandate.

PDIU ka 4.75 për qind të votave, ose tri mandate dhe PSD ka 0.96 për qind, apo një mandat.

Back to top button