Edi Rama shpërndan këngën e Fifit, reagon Flori Mumajesi

 
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mëngjes ka publikuar pamje të Valbonës nën petkun e bardhë të dëborës.
Rama videon e publikuar në rrjetet sociale e ka shoqëruar me projektin e ri të Fifit, “Diell”.
Postimin e kryeministrit e ka shpërndarë kantautori Flori Mumajesi, i cili ka paralajmëruar se do të bllokojë të gjithë ata që shpërthejnë në komente pa lidhje.
“Bllok e ka kush fillon e shpërthen në komente pa lidhje në profilin tim! Besoj do e kem mirëkuptimin tuaj. Këtu nuk jemi në forume politike të asnjë partie dhe të asnjë programi televiziv. Shijoni pamjen dhe sigurisht këngën”, ka shkruar Flori në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi)


Këngën “Diell”, Fifi e krijoi gjatë kohës sa ishte në “Big Brother”.
Kënga e publikuar më 27 nëntor deri tani numëron rreth dy milionë klikime në Youtube./21Media

Back to top button