Edicioni i lajmeve në Zvicër flet për albumin e ri të Mozzik

Rep-artisti Mozzik shumë shpejt do të sjellë albumin e tij të ri.
Ende pa dalë albumi, ka filluar të bëhet temë diskutimi në Zvicërr. Kështu ka bërë të ditur artisti përmes disa storieve në ”Instagram”.
Mozzik ka shkruar ”lajmet e Zvicrrës vec ia nisen me fol per ‘LamboZiki”.

Albumi ”Lamboziki” do të vijë më 14 shkurt të këtij viti dhe përbëhet nga gjithsej 14 këngë.
Përveç bashkëpunimit me Elvana Gjatën, ku sollën këngën ”Ska”, dhe bashkëpunimit me Noizyn me këngën ”Madam”, Mozzik do të sjellë edhe një bashkëpunim me vëllain e tij Getinjon, shkruan rtv21.tv.
Ndërkaq, projekti i fundit nga Mozzik është ”Ska”, të cilin e ka sjellur në bashkëpunim me artisten Elvana Gjata më 27 janar./21Media

Back to top button