Vdes personi që gjendej në veturën e përfshirë nga zjarri në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

Një qytetar ka humbur jetën si pasojë e flakëve që kapluan automjetin e tij në një pompë derivatesh në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, përkatësisht në fshatin Babush.
Rastin, i cili ka ndodhur rreth orës 17:40, për rtv21.tv e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt.
Ai ka treguar se lëndime trupore ka marr në person tjetër i cili ishte në marketin e kësaj pike karburanti. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Prishtinë.
“Të gjitha njësitet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt i ka nisur hetimet”, ka thënë Veseli./21Media

Back to top button