Edukimi parafillor nga viti i ardhshëm bëhet obligativ

Qeveria ka miratuar Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme.

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka njoftuar se edukimi parafillore nga viti i ardhshëm do të bëhet obligativ.
“Shumë e lumtur që përfunduam me sukses Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, i cili u votua sot në mbledhjen e Qeverisë. Përmes këtij projektligji do të rregullojmë për më të vegjlit tanë, ofrimin e edukimit në të gjitha format e organizimit që nga lindja deri në moshën 6 vjeçare”, ka thënë Nagavci.
Nagavci bëri të ditur se projektligj do të përfshijë:
Koordinim ndërsektorial
Edukim në familje
Ushqyeshmëri, Krijim të menyve ushqimore
Sigurim e rregullim të materialit didaktik
Monitorim të punës edukative
Aftësim i dadove
“Nga viti shkollor 2023-2024 Edukimi Parafillor do të bëhet i obliguar. Me miratimin e këtij projektligji shënojmë edhe një hap drejtë zhvillimit të përgjithshëm të sistemit edukativ e arsimor, social e ekonomik.  Investimi në fëmijërinë e hershme garanton të neserme më të sigurt për fëmijët, familjet dhe gjithë vendin”, shtoi Nagavci./21Media

Back to top button