BE-ja do të krijojë platformë për rindërtimin e Ukrainës
“Një program i stilit të Planit Marshall do të nevojitet për të rindërtuar Ukrainën” ka thënë Sekretarja e Jashtme, Liz Truss.
Truss ka thënë se Mbretëria e Bashkuar ishte vendosur në mbështetjen e saj për integritetin territorial të Ukrainës dhe do të vazhdojë të udhëheqë në mbështetjen e planit të rindërtimit.
“Ky duhet të jetë një plan i ri Marshall për Ukrainën dhe duhet të drejtohet nga vetë Ukraina. Ne do të shtyjmë për investime të menjëhershme dhe për ta nxitur rritjen ekonomike sepse është absolutisht e domosdoshme që të fusim në lëvizje ekonominë e Ukrainës. Ne duhet të jemi në gjendje të mbështesim ukrainasit në Ukrainë, ne duhet t’u japim njerëzve shpresë për të ardhmen dhe duhet t’u japim atyre mjetet për të qenë në gjendje të mbështesim veten”, ka thënë Truss.
Shefja e BE-së, Ursula Von der Leyen ka thënë se BE do të krijojë një platformë rindërtimi për të koordinuar rindërtimin e Ukrainës pas luftës së saj me Rusinë./21Media