Egjiptianët e Kosovës të gatshëm të ofrojmë rreth 500 të rinjë e të reja në FSK
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane – PLE, Veton Berisha, të enjten në mbrëmje ka deklaruar se janë të gatshëm të ofrojnë rreth 500 të rinjë dhe të reja në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Berisha ka theksuar se e mbështesin Fondin e Sigurisë dhe i ka bërë thirrje komunitetit egjiptian të kontribuojnë në këtë fond.
“Ne Egjiptianët e Kosovës e mbështesim Fondin e Sigurisë nga Qeveria Kurti dhe iu bëjmë ftesë secilit nga komuniteti Egjiptian në Kosovë dhe Diasporë që brenda mundësive të kontribojnë në këtë fond, mirpëo duke e ditur se gjendja ekonomike e komunitetit është e dobët dhe duke e ditur që shumica e kanë të pamundur të kontribojnë financiarisht në këtë fond dhe duke vlerësuar që numri i pjesëtarëve nga komuniteti Egjiptian në Forcën e Sigurisë së Kosovës është shumë i vogël, ne si komunitet Egjiptian ofrojmë rreth 500 të rinjë dhe të reja me edukim të avancuar për të iu bashkëngjitur Forcës së Sigurisë së Kosovës.”, ka bërë të ditur Berisha.
Ai u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që ofertën e tyre ta trajtojnë seriozisht.
Ndryshe, Kryeminstri Albin Kurti të martën ka njoftuar se është themeluar Fondi i Sigurisë./21Media