Termocentrali më i madh bërthamor në duart e rusëve

Trupat ruse dhanë një goditje të rëndë kundër Ukrainës në qytetin jugor të Energodarit, të enjten në mbrëmje.
Ambasadori ukrainas, Andriy Melnyk raportoi për Bild Tv: Sot, termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, në qytetin Energodar, u pushtua nga trupat ruse. Nuk është më nën kontrollin tonë.
100 automjete ushtarake ruse kanë avancuar, luftimet po zhvillohen në periferi.
“Nëse trupat ruse do të jenë vërtet në gjendje të mbajnë centralin bërthamor, furnizimi me energji i Ukrainës do të kufizohej masivisht”, tha më tej Melnyk.
Një e katërta e energjisë elektrike të Ukrainës prodhohet në këtë termocentral bërthamor.
Qindra mijëra njerëzve tashmë u është ndërprerë energjia elektrike./21Media

Back to top button